Pas reagimeve të shumta BBC ndërron artikullin
- Tuesday, May 19, 2009, 9:16
- Interesante, Kosova, Shqipëri
- 631 views
- Add a comment
BBC News online pranuan që të heqin paragrafin e fundit pas publikim të artikullit tonë që nxiti shumë ankesa zyrtare ndaj këtij agjencioni lajmesh.
Në një artikull të shkruar në BBC News Online me datën 11 maj 2009, në të cilin u tha se banorët e Kosovës nuk kanë paguar rrymë deri në prag pavarësisë, u shkrua edhe rreth kacafytjes së banorëve të disa fshatrave serbe dhe policisë së Kosovë ku u tha se 20 njerëz u plagosën, pa e përmendur faktin se shumica e të plagosurve në fakt ishin policët e Kosovës. Edhe kjo u korrektua pas ankesave të shumta.
Sikurse kjo të mos mjaftonte komentatori i BBC-së gjatë natës së shfaqjes së këngëve të Evrovizionit me 17 maj, ofendoi prapë shqiptarët.
“Emigrantët shqiptarë në Angli, nëpërmjet telefonatave dhe postës elektronike kanë nisur t’i shprehin ankesat e tyre stacionit televiziv BBC-i, pasi komentatori britanik në Evrovizion Graham Norton, pak përpara hyrjes në skenë të Kejsi Tolës tha se “Ja tani një lajm i keq. Është radha e Shqipërisë për të interpretuar” raporton nga Londra gazetari Muhamed Veliu.
Kjo shtyri që shumë njerëz nëpërmjet email listave dhe Facebook-ut të bëjnë një kampanjë të organizimit të ankesave kundër këtij ofendimi të ri.
Lidhëza:
http://news.bbc.co.uk/1/hi/world/europe/8044036.stm
http://www.ukalbanians.net/lajme/bbc-perhape-informata-te-pasakta-ne-lidhje-me-kosoven
About the Author
Write a Comment
Gravatars are small images that can show your personality. You can get your gravatar for free today!
