Shqiptari në një video lojë të re
- Monday, March 9, 2009, 23:01
- Interesante
- 601 views
- Add a comment

Jo shumë kohë nga publikimi i video-lojës Grand Theft Auto IV ku disa nga karakteret negative janë edhe kriminelët shqiptarë, në këtë muaj do të dalë edhe një video-lojë e re që ka një karakter pozitiv shqiptar.
Është fjala për Far Cry 2 , versionet së cilës pritet të dalin në shitje me 24 tetor.
Karakteri shqiptar quhet, Josip Indromeno, emër jo-karakteristik shqiptar, i cili është shqiptar nga Kosova, është 48 vjeç, dhe luan rolet e Paratruperit, Bodigardës, Guerilës (UÇK-së).
Duket se karakteret shqiptare kanë filluar të xiglojnë fantazinë e krijuesve të personazheve si në filma ashtu edhe në video-lojëra. Ekzotizmi i tyre bën që shpesh të bëhen gabime faktike si p.sh. me emra, e vërteta në lidhje me përfshirjen e shqiptarëve në krim të organizuar dhe përzierja me njerëzit e tjerë të Ballkanit.
Tema e Far Cry 2 sillet rreth dy fraksioneve luftuese dhe një dileri të armëve që quhet Jackal. Jackal-i i furnizon me armë që të dy fraksionet duke ushqyer luftën dhe rritur profitet.
Kjo lojë karakterizohet me një grafikë fantastike dhe përdoruesi i lojës mund të përdorë edhe kokteje Molotovi, ndezje të zjarrit në savanat e Afrikës dhe armë tjera jo-konvencionale.
About the Author
Write a Comment
Gravatars are small images that can show your personality. You can get your gravatar for free today!
