Shampioni i boxit që goditi shqiptarin

Shampioni qe goditi shqiptarin

Shampioni qe goditi shqiptarin

Gazeta Irish Examiner e Irlandës raportoi këto ditë rreth gjyqit që po mbahet në Dublin ku ish-shampioni 44 vjeçar irlandez Steve Collins po mbrohet nga akuza në të cilën thuhet se ka goditur shqiptarin Adriatik Voda (37 vjec) në qershor të vitit 2006.

Adriatik Voda akuzon Collins-in se e ka goditur në gojë duke ja thyer kështu dy dhëmbë kur ai e ndaloi të akuzuarin që të hynte Stadiumin Kombëtar të Boksit sepse ai nuk kishte pasur bexh valid.

Voda kishte për detyrë që të siguronte derën ku vetëm VIP-të kishin qasje. Kur Collins-i kishte dashur të hynte Voda e kishte ndaluar dhe i akuzari i kishte thënë ‘a e din se kush jam unë?’.

Voda kishte vazhduar të bllokonte derën dhe të akuzuarit i kishte kërkuar bexhin kalues, pas kësaj Collins e kishte fyer dhe i kishte thënë se i ka dy sekonda që t’ja lëshonte rrugën. Pas kësaj e kishte grushtuar në gojë.

Gjatë dhënies së evidencës së tij në gjyqin Circuit Criminal Court me 19 nëntor me ndihmën e përkthyesit, shqiptari i tha jurisë se ai po shihte turbullt dhe e kishte gojën të mbushur në gjak pasi që Zt Collin e kishte grushtuar atë.

Collins i cili jeton në St Albans të Anglisë nuk e ka pranuar fajësinë.

About the Author

admin has written 45 stories on this site.

Write a Comment

Gravatars are small images that can show your personality. You can get your gravatar for free today!

Copyright © 2012 Monitorimi.org. All rights reserved.