Intensifikohet propaganda serbe gjatë përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës

propaganda-serbe

Pas një periudhe zvogëlimi të aktiviteteve anti-Kosovë, gjatë ditëve para dhe pas përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës u vërejt një rritje e propagandës serbe në internet. Nuk është për tu çuditur nëse Serbianna.com, EmPortal.rs apo GlasSrbije.org vjellin vrer rreth çka do që është shqiptare apo kosovare, por edhe nga mediat e “moderuara” si B92.net po ka sulme të njëpasnjëshme.

B92 i “moderuar” gjeti mu 17 shkurtin që ta ri-postoj një artikull që fillimisht u publikua me 19 dhjetor 2008 në checkbiotech.org e mandej u botua edhe në www.emportal.co.yu , www.ekonomist.co.yu , www.kosovocompromise.com.

Në artikull shkruhet se reporteri italian Roberto Saviano, autor i bestsellerit Gomorrah, paska thënë se mafia shqiptare e Kosovës “që lufton për pavarësi, dëshiron ta shndërroj provincën në një qendër krimi sikurse Kolumbia”.

“Jam shumë kureshtarë rreth mafisë shqiptare, sepse mafiozët e mëdhenj shqiptarë kanë një ëndërr të madhe. Ata dëshirojnë ta shndërrojnë Kosovën në një Kolumbi të re në Evropë,” tha Saviano.

Saviano paska thënë se “mafia shqiptare e Kosovës” dëshirojnë ta ndërrojnë kokainën kolumbiane duke bërë mutacion në gjene që kokaina të kultivohet edhe në klimën e ftoftë të Kosovës. Tash po del se përpos se Kosova paska mafi ata paskan edhe njohuri për manipulime gjenetike, kjo vetëm sa ja “shton” kredibilitetin këtij pohimi.

“Ata dëshirojnë të rrisin kokainë transgjenike që rritet në temperatura që janë ndryshe nga ato të Amerikës Latine,” tha Saviano.

Por që të jenë në gjendje ta bëjnë këtë atyre u duhen 20 vite, sipas Savianos në intervistën e tij dhënë stacionit televiziv Top Channel të Shqipërisë.

Ky dhe artikuj të tjerë këto ditë po publikohen me qëllim njollosjeje, duke ditur se shtimi i interesimit për Kosovën është më i madh se zakonisht dhe lehtësia që të depërtojnë në Google News tregon se prapa kësaj qëndron një kampanjë e organizuar dhe orkestruar mirë që fatkeqësisht nuk po ballafaqohet me masë të njëjtë nga mediat shqiptare dhe kosovare.

Po të mos ishte aktiviteti po thuaj vullnetar i www.newkosovareport.com pak kush do të dinte për zhvillimet pozitive në Kosovë. Gjithashtu vlen të përmendet edhe aktiviteti i disa miqve tanë të huaj të cilët nuk përtojnë të shkruajnë mirë për Kosovën dhe shqiptarët, por edhe aktivistët vullnetarë shqiptarë me shkrimet e tyre në komente po bëjnë një punë të shkëlqyeshme.

Rreth artikullit të postuar në B92 pat shumë reagime nga komentues të ndryshëm, një komentues me emrin Alan tha “O Zot…jo vetëm se ky tregim është një muaj i vjetër, si është e mundur që u ri-publikua në b92?? Është diç tjetër nëse mediat shqiptare e ri-publikojnë…edhe pse po duket për arsye të ç’vlerësimit të tij…aq më shumë ishte një tregim “i ri” dhe nuk do të ishte çudi që uebsajtat ta kapnin si RSS, por pse b92? Pse tash, ca muaj nga cikli i lajmit? Seriozisht po mendoj…çka tjetër? Dikush ka parë Elvisin?”

http://greenbio.checkbiotech.org/news/kosovo_albanian_mafia_seeks_grow_transgenic_cocaine
http://www.emportal.co.yu/en/news/serbia/73407.html
http://www.ekonomist.co.yu/en/news/serbia/73407.html
http://www.kosovocompromise.com/cms/item/latestnews/en.html?view=story&id=1794&sectionId=1
http://www.b92.net/eng/news/society-article.php?yyyy=2009&mm=02&dd=17&nav_id=57229

About the Author

admin has written 45 stories on this site.

Write a Comment

Gravatars are small images that can show your personality. You can get your gravatar for free today!

Copyright © 2012 Monitorimi.org. All rights reserved.