Edhe një video-lojë me “mafian shqiptare”

test

Ma pak se një vit që nga publikimi i video-lojës “Grand Theft Auto IV” ku disa nga karakteret negative janë edhe kriminelët shqiptarë, dhe vide- lojës “Far Cry 2″ që ka një karakter pozitiv shqiptar, doli edhe një video lojë e re për telefona mobil “Mafia Wars: New York” në të cilën gangsterët shqiptarë paraqiten si konkurrues të Mafias Italiane.

Në këtë lojë lojtari merr rolin e agjentit sekret të FBI-së, Vincent Paladino, dhe ka për detyrë që të hyjë brenda hierarkisë së sindikatave të krimit dhe të mbledhë evidencë kundër mafisë njëherë e përgjithmonë.

Kur është në pyetje mbrojta e territoreve nga të paftuarit (mafias shqiptare) është fjala për kriminelët shqiptarë ashtu siç janë stereotipizuar në filmin Taken (regjia Luc Besson), ku shqiptarët paraqiten si gangsterë pa kod moral, derisa Mafia Italiane i përmbahet sistemit të vjetër të nderit dhe respektit.

Është diskutabile kjo paraqitje e “mafias shqiptare” në këto media të reja; dikush mund të thotë se edhe pse negative së paku shqiptarët po përmenden dhe këto janë vetëm lojëra deri sa të tjerët mund të argumentojnë se këto mund t’i shkaktojnë PR (relacion publik) negativ komuniteteve shqiptare në mërgim por edhe shqiptarëve në përgjithësi.

Burimi:
http://www.pocketgamer.co.uk/r/Mobile/Mafia+Wars:+New+York/review.asp?c=11330

About the Author

admin has written 45 stories on this site.

Write a Comment

Gravatars are small images that can show your personality. You can get your gravatar for free today!

Copyright © 2012 Monitorimi.org. All rights reserved.